Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Vrasja e Gilmando Danit, si i shpëtuan dy kalimtarë plumbave në Rinas
Në videon e siguruar së fundmi gjatë ekzekutimit të Gilmando Danit një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, shihen dy kalimtarë që i shpëtojnë mrekullisht plumbave pranë vendit të ngjarjes. Ata janë duke vrapuar teksa dëgjojnë të shtënat pranë vijave të bardha. Ky është momenti sapo dëgjohen të shtënat e para dhe ende nuk ka mbërritur policia. Kujtojmë që një ditë më parë opinioni publik u trondit nga atentati mafioz në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë agjenti i AMP-së Mustafa Sheqeri.