Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Rusi/ Mbi 200 kenianë në radhët e rusëve, reagon ambasada e Kenias në Moskë: 18 mijë dollarë për kostot e vizitave
Ministria e jashtme e Kenias tha të martën se më shumë se 200 kenianë po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë, duke thënë se agjencitë e rekrutimit po përpiqen të rekrutojnë më shumë kenianë për t’u bashkuar me luftën. Javën e kaluar, Kievi tha se më shumë se 1,436 luftëtarë nga 36 vende afrikane po luftonin përkrah forcave ruse në Ukrainë. Ministri i jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibiha, tha se Rusia po i joshte afrikanët të nënshkruanin kontrata që ishin “ekuivalente me dënime me vdekje”, duke u bërë thirrje qeverive afrikane të paralajmërojnë qytetarët e tyre. “Operacionet e rekrutimit në Rusi thuhet se janë zgjeruar për të përfshirë afrikanët, përfshirë kenianët”, tha ministria e jashtme keniane në një deklaratë. “Më shumë se 200 kenianë mund...