Ankimimi i votimit në Gjykatën e Lartë, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Ankimimi i votimit në Gjykatën e Lartë, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së KLGJ-së Naureda Llagami, e cila kundërshtoi procedurën e përzgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi si anëtar i kësaj gjykate. “Në datën 12.11.2025 Gjykata Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim mbi bazë të dokumenteve çështjen me kërkuese Naureda Llagami dhe objekt: “Shfuqizimin e vendimit nr. 80-25-3411, datë 13.10.2025 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në këtë gjykatë me një trup tjetër gjykues; ose në mënyrë alternative, nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se ka juridiksion fillestar për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje: Shfuqizimin e vendimit të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nr. 2, datë 30.09.2025 për zgjedhjen e z. Asim Vokshi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimin e vendimit të...