Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një banesë
Një banesë në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure. Zjarri ka përfshirë katin e dytë të banesës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet janë vetëm materiale. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.