Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vrasja e shqiptarit në Greqi/ U gjet i karbonizuar dhe i lidhur me pranga, policia thërret familjarët e tij
Oficerët dhe prokurorët që hetojnë enigmën e vrasjes brutale të ndërtuesit 27-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i karbonizuar dhe i lidhur me pranga në pjesën e pasme të një makine në Skourta, në Viotia të Greqisë më 7 nëntor, po përpiqen të bashkojnë copëzat e detajeve dhe provave, për të zbuluar motivin dhe autorët. Deri më tani, arsyet e krimit brutal nuk janë sqaruar, me policinë që po shqyrton mundësinë e rivalitetit romantik, motivin e krimit të pasionit. Kjo sepse siç informon “Protothema”, nga njëra anë i ndjeri i identifikuar si Sulo Halili, nga Beçishti i Tepelenës, nuk duket të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe nga ana tjetër, një ish-partner i një vajze me të cilën 27-vjeçari dyshohet se...