Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Serbia pret që Anglia t’i lërë ndeshjen, deklarata e Tuchel u shuan shpresat përgjithmonë
Mediat serbe po shkruajnë dhe luten se Anglia do t’i bëjë një dhuratë të madhe Serbisë. Ata presin që tre luanët të mos impenjohen maksimalisht në këtë takim, në mënyrë që Serbia të dalë me të paktën një pikë dhe të shpresojë deri në ndeshjen e fundit për kualifikimin në Botëror. Por sa e mundur është kjo? Asnjë shpresë e vetme për Serbinë, teksa trajneri i Anglisë, Tuchel, do të hedh në fushë formacionin më të mirë. Kjo pasi për Anglinë është ndeshja e fundit në shtëpi përpara se të fillojë Botërori. Trajneri i Anglisë u shpreh se e di mirë se Serbia do ta luajë këtë ndehsje si finale, por ai po e përgatit për të përsëritur fitoren 5-0 si në ndeshjen e parë...