Guardiola “kopjon” Klopp dhe befason Man. City-n me vendimin e fundit?

Guardiola “kopjon” Klopp dhe befason Man. City-n me vendimin e fundit?

12 Nëntor 2025 18:34 Telesport Ky mund të jetë sezoni i fundit i Pep Guardiolës si trajner i Manchester City-t. Sipas “The Times”, Guardiola po shqyrton largimin nga stoli i “Qytetarëve” në përfundim të këtij sezoni, sepse është i lodhur. Besohet se Guardiola tashmë i ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën e tij për të bërë një pushim të konsiderueshëm, pas një karriere aktive si trajner pa pushim për rreth 19 vite. Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2027, raporti në fjalë tregon se klauzola për një largim të parakohshëm varet nga nivelet personale të energjisë së Guardiolës; nëse ai ndien se nuk mund t’i japë më gjithçka ekipit deri në fund të kontratës, një ndërprerje e saj me konsensus është shumë e mundshme....