Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sfida me Andorrën, Sylvinho: Luajmë për fitore! Jemi shumë afër kualifikimit në play off
Në një konferencë për mediat, trajneri Sylvinho tha se ekipi ynë do të luaj për fitore në ndeshjen me Andorrën ditën e nesërme. Ai shtoi gjithashtu se skuadra e Andorrës është një skuadër e vështirë. Më tej, Sylvinho tha se ekipi ynë ka ardhur në rritje dhe se jemi shumë afër kualifikimit në play-off. Sylvinho: Trajneri i Andorrës njeh shumë mirë lojtarët, kanë një difensivë të mirë. Në ndeshje në Tiranë ishte në fillim e vështirë, ndërkohë i kemi parë dhe në ndeshjet e tjera, janë një ekip që luajnë për çdo centrimetër të fushës dhe shpresoj që t’ja dalim nesër për të fituar. Po rritemi shumë si federatë, shihet dhe në rezultate. Diferenca në futboll bëhet gjithmonë e më të vogla. Kur luan jashtë...