Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama-pensionistëve: Rritja është fakt! Rrini të qetë, i ruan Erion Braçe
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në njësinë nr. 5 në Tiranë, ka folur për buxhetin e vitit 2026 dhe veçanërisht për mbështetjen që do të marrin pensionistët. Ai e cilësoi si një moment çlirues faktin që qeveria do të shpërndajë rritjen e premtuar për pensionet, duke e quajtur këtë një “borxh të madh” ndaj të moshuarve. Kreu i qeverisë theksoi se tashmë premtimet ndaj pensionistëve nuk janë më fjalë nëpër foltore, por pjesë e buxhetit afatmesëm të shtetit. Ai me batutë u shpreh se ato janë të ruajtura nga Erion Braçe (zv.kryetar i Komisionit të Ekonomisë) gjë që e bën edhe më të besueshme. Rama: Kjo rrugë është shumë vendimtare, historike dhe jo e lehtë të jetë abstrakte si një gjë që duhet bërë....