Veliaj në detyrë, Rama në praktikë: Tirana nën kontroll “de facto”

Veliaj në detyrë, Rama në praktikë: Tirana nën kontroll “de facto”

Edi Rama ka pranuar ditën e sotme se do të jetë kryebashkiaku “de facto” i Bashkisë së Tiranës. Gjatë takimit me socialistët sot në njësinë numër 5 në Tiranë i shoqëruar edhe nga Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se Tirana sipas tij ka nevojë për kryebashkiakun por duke qënë se Veliaj ndodhet në qeli do të jetë vetë Rama që do të ‘kujdeset’ për kryeqytetin. “Qyteti duhet të pastrohet, të funksionojë normalisht shërbimet normalisht. Buxheti të vendoset në funksion normalisht. Po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut por edhe si deputete e Tiranës që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa”,- u shpreh Rama. Kjo deklaratë e Ramës vjen...