Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Avdullahu dhe Hajdari zgjodhën Kosovën, Xhaka: E vështirë të fitonin një vend titullari te Zvicra, nuk kishin durim
12 Nëntor 2025 17:20 Telesport Në një intervistë të fundit të dhënë për “Blick”, Granit Xhaka foli edhe për Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun, të cilët lanë Zvicrën dhe zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën, ku kanë bërë paraqitje të jashtëzakonshme deri tani. “Futbollistë të nivelit të tyre, natyrisht nuk dëshiron askush që të largohen. Leoni dhe Albiani donin që statusi i tyre si futbollistë të vleresohej më shumë, prandaj u larguan. Por, nuk e di nëse do ja dilnin të fitonin një vend titullari fiks te Zvicra brenda 3-4 viteve. Unë këtë e shoh me dyshim duke ditur që kemi disa futbollistë të mirë që kanë mbetur jashtë formacionit tonë. Ardon Jashari ka luajtur vetëm 4 ndeshje në tre vite. A është Leon Avdullahu më i...