KPA/ Rikonfirmohet në detyrë prokurori i Tiranës

KPA/ Rikonfirmohet në detyrë prokurori i Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar sot lënien në fuqi të vendimit të dhënë në vitin 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Arben Agovi. Njoftimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar...