Si u fut Mustafa Sheqeri në AMP? Ndalohet një polic dhe një oficer, zbulohet si u falsifikuan dokumentet

Si u fut Mustafa Sheqeri në AMP? Ndalohet një polic dhe një oficer, zbulohet si u falsifikuan dokumentet

Atentatorët e ekzekutimit mafioz në Rinas kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë dhe të pa nxituar. Por nga ana tjetër, ka edhe veprime nga Policia e Shtetit. Një oficer i komisariatit nr. 3 dhe një polic kanë rënë në pranga, për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të vulave e stampave ose i formularëve. Dyshohet se këta dy persona kanë ndihmuar Mustafa Sheqerin të bëhet pjesë e AMP-së. Punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit. Nga hetimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të Mustafa Sheqerit, u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Njoftimi i plotë Agjencia...