(EMRAT)Ndalohen dy policë, punësimi i Muçi Shaljanit në AMP në kundërshtim me ligjin

(EMRAT)Ndalohen dy policë, punësimi i Muçi Shaljanit në AMP në kundërshtim me ligjin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar dy efektivë policie pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilamndo Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri). Policët e ndaluar janë Bruno Cara me detyrë specialist për hetimin e krimeve dhe Arshim Zjami me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet në Komisariatin nr. 3, Tiranë, të cilët akuzohen për shkelje të procedurave ligjore në procesin e punësimit të Muci Shaljanit në AMP. Të dy janë ndaluar pasi dyshohet se kanë ndikuar në punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, duke përpiluar dokumente në kundërshtim me ligjin. Sipas hetimeve të para, ata kanë hartuar Vërtetimin e Besueshmërisë për Shaljanin pa pasqyruar të dhënat që cënonin kushtet e sigurisë,...