Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E quajti komunist, Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut
Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se do të kontaktojë me presidentin Donald Trump përpara se të marrë zyrtarisht detyrën, me qëllim mbrojtjen e interesave të qytetit. Sipas New York Post, Mamdani tha se synon të bashkëpunojë edhe me kundërshtarët e tij, por se do të kundërshtojë çdo veprim të qeverisë federale që mund të dëmtojë banorët e Nju Jorkut. “Do të kontaktoj me Shtëpinë e Bardhë ndërsa përgatitemi të marrim detyrën, sepse kjo marrëdhënie është thelbësore për suksesin e qytetit,” theksoi ai në një intervistë për NBC New York. Kryebashkiaku demokrat shprehu synimin e tij për të penguar qeverinë federale që të “mbushë qytetin me agjentë të ICE ose trupa të Gardës Kombëtare”, duke shtuar se është përgjegjësia e tij të bashkëpunojë me kundërshtarët dhe të parandalojë pasoja negative për qytetarët e Nju Jorkut. ...