Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Ishte një ëndërr dhe është bërë një qëllim’, Silvinjo: Mund të jemi në fazën play-off
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”. Trajneri ka folur për rrugëtimin e kuqezinjve, por edhe për atë që shpreson të ndodhë në ndeshjet e nëntorit, duke filluar nga ajo me Andorrën. “Tani duhet të fitojmë në Andorra. Nëse e bëjmë këtë dhe Serbia nuk merr tre pikë në Angli, do të jemi në fazën play-off. Tre vjet më parë, ishte një ëndërr dhe është bërë një qëllim, madje një mision: shpresa për të shkuar në një Kupë Bote për herë të parë është diçka e madhe për Shqipërinë, një emocion që përfshin të gjithë popullsinë, atë në vend dhe atë të shpërndarë në të gjithë botën. Toka është pjellore dhe ishte përgatitur në...