Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi
Një rast i rëndë abuzimi seksual po gjykohet në Gjykatën e Përzier të Krimeve të Rënda të Apelit në Dodekanezë, ku në qendër të hetimeve ndodhet një shtetas shqiptar 51-vjeçar. Sipas mediave greke, ai akuzohet se ka kryer veprime të turpshme seksuale ndaj djalit të tij 10-vjeçar, gjatë periudhës janar 2021 – tetor 2022, në banesën familjare në ishullin Rodos. Rasti u zbulua në vjeshtën e vitit 2022, pas raportimeve të bëra nga një shkollë ku mësonte i mituri. Punonjësi social dhe psikologu i shkollës njoftuan autoritetet pasi fëmija kishte përshkruar sjellje të papërshtatshme që cenonin dinjitetin e tij. Pas hetimeve paraprake, i akuzuari pranoi pjesërisht fajësinë më 18 qershor 2025 dhe ndaj tij u vendosën masa kufizuese, përfshirë ndalimin e daljes nga Greqia, detyrimin...