Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Gjuajtën mbi 80 plumba ndaj Gilmando Danit”, Lala zbulon detajet: Njëri nga autorët nuk ndalej as pasi i mbaroi arma
Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar në një emision televiziv ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, një emër i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit. Lala përshkroi me detaje momentet e atentatit. “Ditën e djeshme në mesditë, u qëllua me breshëri kallashnikovi mbi automjetin që drejtohej nga agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani. Janë tre persona të veshur me të zeza dhe me kapele që dalin dhe qëllojnë drejt makinës. Më pas, një prej tyre afrohet tek mjeti, hap derën e pasagjerit dhe qëllon sërish në drejtim të Gilmando Danit, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit,” tha gazetarja. Sipas Lalës, pamjet tregojnë një nivel të...