Atentati i Rinasit, AMP pezullon dy punonjës policie: Shkeljet që kanë kryer me punësimin e Muçi Shaljanit

Atentati i Rinasit, AMP pezullon dy punonjës policie: Shkeljet që kanë kryer me punësimin e Muçi Shaljanit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar 2 punonjës policie, të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë në rekrutimin Muçi Shaljani pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Në njoftimin e AMP-së Nënkomisari B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.Lexo edhe : “Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për...