Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nis Panairi i Librit në Tiranë/ Zhvillohet mes 13 dhe 17 nëntorit, përzgjidhen veprat më të mira për vitin 2025
Sot u çel edicioni i 28-të i Panairit të Librit, ngjarja më e rëndësishme kulturore në vend që bën bashkë autorë, shkrimtarë, botues e lexues. “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat” është shprehja e Ismail Kadaresë që u caktua si moto e këtij viti për të theksuar nevojën që ka libri për të mos u shkëputur nga lexuesi i tij. Rreth 100 shtëpi botuese janë pjesë e Panairit, por ky edicion, sikurse e konfirmojnë organizatorët e gjen panairin me më pak tirazhe të prodhuara dhe më pak tituj të rinj. Më shumë se panair, ky aktivitet është një festë e librit dhe një periudhë ku aktorët e tij ndalojnë dhe reflektojnë, duke analizuar sfidat e kohës dhe duke vënë në qendër lexuesin. Top Channel