Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Irena Gjoka “heq dorë” nga “Gërdeci”, pritet vendimi i kreut të GJKKO, nëse pranohet
fatmir mediu-irena gjoka TIRANË- Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ka kërkuar të largohet nga procesi i gjykimit të dosjes së tragjedisë së Gërdecit. Kërkesa e saj ka ardhur pasi të martën Gjykata e Posacme, i rrëzoi kërkesën ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi. Po në të njëjtën seancë, Gjoka deklaroi se do t'i paraqesë kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i çështjes, kryetarit të GJKKO-së Erion Bani. Gjoka pretendon se nuk mundet të vijojë shqyrtimin e dosjes penale, pasi ka qenë gjyqtare e seancës paraprake. Sipas ligjit, dejtuesi i Gjykatës së Posaçme do të shqyrtojë kërkesën dhe nëse pranohet, atëherë gjyqi pritet të rinsi nga e para me një tjetër trupë gjykuese. Ish-ministri i Mborjtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK,...