Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Mund të prishë provat ose të arratiset”/Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, opozita të flasë më shumë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me marrjen si të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në fjalën e tij, Alimehmeti kërkoi një reagim më të fortë dhe më të vendosur nga opozita përballë kësaj çështjeje, të cilën e cilësoi si një skandal të përmasave të mëdha. “Opozita duhet të flasë më shumë për çështjen Balluku dhe të ndërmarrë veprime konkrete. Nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Po flasim për një situatë të qartë, me një fond prej 50 milionë eurosh, dhe kush e di sa elementë të tjerë të dyshimtë ka pasur pas kësaj,” u shpreh ai. Alimehmeti ngriti gjithashtu shqetësimin për dy standarde të drejtësisë, duke krahasuar rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me atë...