Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ndihmuan Shalianjin të bëhej pjesë e AMP, ndalohet një efektiv policie dhe një oficer
amp TIRANË- Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar dy punonjës policie me deytyrë pranë komisariatit nr.3 në Tiranë. Bëhet fjalë për dy punonjës, njëri Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunite. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për Muçi Shaljanin, duke e ndihmuar që të bëhjet pjesë e AMP. Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin që i mori jetën Gilmando Danit shumë afër aeroportit të Rinasit, ishte prej shtatorit punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Njoftimi: Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar...