Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit

Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit

Në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Të ndaluarit janë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve, dhe Inspektor A.Z., me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, dy punonjësit dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar një Vërtetim Besueshmërie për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar të dhëna që përbëjnë shkak për cenimin e kushteve të sigurisë.Këto mangësi, sipas AMP-së, përbëjnë shkelje të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe rregullave që normojnë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese.Si pasojë, M.Sh. është punësuar në mënyrë të...