Krasniqi jep arsyet e dorëheqjes: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

Krasniqi jep arsyet e dorëheqjes: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

Memli Krasniqi ka konfirmuar në një konferencë jashtëzakonshme për mediat dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri në PDK. “Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”, theksoi ai. Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët. “Largohem me nder dhe krenari për punën që kam bërë unë dhe ekipi ynë”. Krasniqi tha se nëse Bedri Hamza vendos...