Atentati me një viktimë në Rinas/ I plagosuri mori 10 plumba, dy në kokë. 4 autorë, përdorën makinë me…

Atentati me një viktimë në Rinas/ I plagosuri mori 10 plumba, dy në kokë. 4 autorë, përdorën makinë me…

I plagosuri nga atentati i ndodhur një ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit, M.Sh., vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas gazetares së RTSH24, Flutura Tota, ai është qëlluar me 10 plumba, dy prej të cilëve e kanë prekur në kokë.  Nga hetimet paraprake, policia dyshon se lëvizjet e Gilmando Danit, i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit, janë ndjekur që në momentin kur ai ka zbritur në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Barcelona. Dyshohet se autorët janë njoftuar menjëherë pas kësaj dhe e kanë pritur në zonën e rrethrrotullimit për ta ekzekutuar.  Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të aeroportit dhe bizneseve përreth, të cilat po analizohen me detaje për të...