Tualeti prej ari shitet për 10 milionë dollarë

Tualeti prej ari shitet për 10 milionë dollarë

Gjendet në shtëpinë e njohur të ankandeve Sotheby’s në Nju Jork Në Nju Jork, shtëpia e njohur e ankandeve Sotheby’s do të nxjerrë në shitje një nga veprat më të famshme e më provokuese të artit bashkëkohor, tualetin prej ari 18 karatësh të artistit italian Maurizio Cattelan, të titulluar “America”. E realizuar tërësisht në ar dhe me peshë 101.2 kilogramë, veprës do t’i vendoset një çmim fillestar që do të varet nga kursi i arit në ditën e ankandit, më 18 nëntor. Aktualisht, vlera e saj llogaritet rreth 10 milionë dollarë amerikanë. “Vepra do të ofrohet me një çmim fillestar të barabartë me peshën e saj në ar. Është një mënyrë e pazakontë, por që lidhet drejtpërdrejt me interesin e artistit për të dalluar vlerën...