Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Breshëri plumbash/ Qitësi gjakftohtë zbret nga makina dhe ekzekuton Danin, dalin pamjet e atentatit në Rinas (Video)
Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz në Rinas, mesditën e së martës (11 nëntor), ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathë i tij, si edhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljani alias Sheqeri, efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në pamjet shihet momenti kur automjeti tip Benz ku udhëtonin viktima dhe miku i tij, të cilit ishin kthyer nga Barcelona, futen në rrethrrotullimin pranë aeroportit, por u hasën me breshërinë e plumbave të 3 qitëve që udhëtonin me një makinë tip Toyota, e cila u erdhi përballë. Benz u kthye në krah të kundërt në rrethrrotullin, por eci vetëm disa metra. Më pas një nga qitësit zbret nga Toyota dhe shkon në drejtim të sendiljes së pasagjerit...