“Tirana e zaptuar për lojërat abuzuese”/ Veliaj drejton punët nga qelia, Alimehmeti: Nuk ka tjetër rrugë…

“Tirana e zaptuar për lojërat abuzuese”/ Veliaj drejton punët nga qelia, Alimehmeti: Nuk ka tjetër rrugë…

Çështja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës pas qëndrimti në qeli të kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë në qendër të debatit. Të ftuar në emision ishin anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe analisti Afrim Osmani, të cilët ndanë qëndrimet e tyre mbi krizën politike dhe institucionale në kryeqytet. Gjatë diskutimit, Ilir Alimehmeti deklaroi se Tirana është “e zaptuar” nga eksponentë të Partisë Socialiste, duke e cilësuar situatën si produkt të abuzimeve dhe paaftësisë së qeverisjes lokale. “Tirana është e zaptuar për lojërat abuzuese të eksponentëve të PS. Këta, me problematikat që kanë krijuar vetë, kanë sjellë këtë situatë. Sot për sot, sa kohë palët mbajnë qëndrimet e tyre, qytetarët mbeten peng,” tha Alimehmeti. Nga ana tjetër, Afrim Osmani theksoi se Erion Veliaj...