Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pas padisë së Aida Hajnajt, Gjykata Administrative pezullon garën për drejtuesin e Policisë së Shtetit
Gjykata Administrative vendosi të pezullojë garën për drejtues në Policinë e Shtetit, e hapur në fillim të muajit nëntor. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ndoqi nga afër procesin, bën me dije se vendimi u dha pas padisë së Aida Hajnajt, e cila iu drejtua administratives në Tiranë pasi i mbaroi mandati si drejtoreshë e BKH. Por ndërsa ligji thotë që ajo kthehet në detyrën e mëparshme si drejtuese, diçka e tillë nuk ndodhi Në këto kushte Hajnaj kërkoi në administrative sigurim padie dhe ngrirje të garës për drejtues në Policinë e Shtetit derisa të zgjidhet kërkesa e saj për kthimin si drejtuese në Polici. Top Channel