VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës”

VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës”

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen nga Bordi i Kullimit dhe Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike në kanalin kullues pranë harkut të Bërdicës. Gjatë intervistës për mediat, kryebashkiaku u shpreh se kjo ishte një ndërhyrje e domosdoshme në një kanal që nuk ishte pastruar prej vitesh dhe ishte kthyer në një zonë “pa zot”. Sipas banorëve, kjo është një ndërhyrje e shumëpritur që shmang rrezikun e përmbytjeve në këtë zonë.  Prej ditësh, në këtë segment po punohet në kanalin kryesor kullues të Bahçallëkut, si edhe në kanalet që lidhen me zonën e Bërdicës. Pas kolektorëve të qytetit, kjo ndërhyrje konsiderohet një nga punimet më të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të kullimit të ujërave...