“Fshihet si kriminele, s’ka turp”/ Balluku nuk mori pjesë në komision, Bardhi: Të vijë të japë llogari…

“Fshihet si kriminele, s’ka turp”/ Balluku nuk mori pjesë në komision, Bardhi: Të vijë të japë llogari…

Me debate u zhvillua mbledhja e Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku do prezantohej projektbuxheti për Ministrinë e Infrastrukturës. Ministrja Belina Balluku, nën hetim nga SPAK për tunelin e Llogarasë, nuk u paraqit për të prezantuar pr.buxhetin, por dërgoi zv.ministren. Kjo solli irrritimin e opozitës, të cilët kërkuan praninë e Ballukut, duke thënë se nuk mund të fshihet. Gazment Bardhi: Në komisione marrin pjesë ministrja, jo zv ministra. Nëse nuk vjen të japë llogari në komision do të japë në SPAK.Projektbuxheti ka një procedurë të veçantë se si kalohet në komisione, kërkon domosdoshmërisht prezencën e ministrit përgjegjës. Sot duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do i japim kësaj ministrie. Ministrja duhet të ishte këtu të na bindte si...