Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Balluku që vjedh më shumë ka tre poste’, Balliu – mazhorancës: Ju më shumë sesa ne doni ta shihni ministren në burg
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është përplasur me mazhorancën në Komision, ku kërkuan prezencën e ministres Belinda Balluku. Me ironi, Balliu ka thënë se “ky është komision Lubia”, pasi ata që kanë vjedhur më shumë lejohen të flasin. Deputeti demokrat iu drejtua socialistëve, duke thënë se “ju më shumë sesa ne doni ta shihni aty brenda”. “Kush ka vjedhur të vijë të marrë fjalën, komision Lubia. Kush nuk ka vjedhur të dalë jashtë komisionit. Nga i pari tek i fundit jeni në garë kush vjedh më shumë. Lubia që vjedh më shumë nga të gjithë ka tre poste, ministre, zv kryeministri, drejtuese politike. Nuk na jepet fjala ne, i jepet këtyre që vjedhin me lopata. Belindën doni të shihni aty brenda më shumë sesa...