Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Burgjeve për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE: Siguroni kushtet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga datat 17-19 nëntor 2025. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë në vendet anëtare të Këshillit të Europës. Ai kërkon që përfaqësuesve të Kongresit t’u mundësohet takimi me të në ambientet e IVEP Durrës, ku aktualisht ndodhet, për të garantuar transparencë dhe informim të drejtë mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale. Sipas...