Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nën hetim për shpërdorim detyre, Spahia në SPAK: Gjyq politik, akuza pa baza
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, është përgjigjur para prokurorëve të posaçëm lidhur me hetimin ndaj tij, ku akuzohet për shpërdorim detyre gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës. Pas marrjes në pyetje, Spahia tha se qëllimi i këtij procesi ishte politik dhe jo ligjor. “I thash prokurorëve që duhet të ishte thelluar më shumë në pyetjen e dëshmitarit ku qartazi pranon përdormini politik të tij në padi dhe në nisjen e këtij procesi gjyqësor. Ai ka thënë ”nuk kam pasur interes mbi vendimet, interesi im ka qenë lufta politike” e thënë nga goja e paditësit. Kjo tregon shumë se si është nisur ky gjyq dhe mbi ç’baza bëhet. Nuk duheshin shpenzuar paratë e taksapaguesve shqiptarë për të nisur gjyqe të tilla,...