Akuza për ryshfet, GJKKO shpall vendimin për 3-ish zyrtarët, mes tyre edhe vëllai i ish-presidentit

Akuza për ryshfet, GJKKO shpall vendimin për 3-ish zyrtarët, mes tyre edhe vëllai i ish-presidentit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin në ngarkim të të pandehurve Ilir Nishani, vëllai i ish presidentit Bujar Nishani, Gerson Tafa dhe Genci Hicka, të cilët u kallëzuan në SPAK nga mjeku Kostandin Balloma. Ilir Nishani dhe Genci Hiçka u shpallën të pafajshëm, ndërsa Gerson Tafa u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite burgim, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë për 24 muaj, me kusht që gjatë kësaj periudhe ai të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të qëndrojë në kontakt me Zyrën e Shërbimit të Provës. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Në janar të 2020-ës, mjeku Kostandin Balloma ka kallëzuar në SPAK 3...