‘Dua të drejta’, Veliaj kërkesë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, ja me kë kërkon të takohet

‘Dua të drejta’, Veliaj kërkesë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, ja me kë kërkon të takohet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga datat 17-19 nëntor 2025. Monitoruesit e KiE do të vijnë me një mision në Tiranë. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë në vendet anëtare të Këshillit të Europës. Ai kërkon që përfaqësuesve të Kongresit t’u mundësohet takimi me të në ambientet e Burgut të Durrësit, ku aktualisht ndodhet, për t’i informuar mbi situatën...