Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve”/ Zgjedhjet e 9 nëntorit, reagon ashpër analisti: Ishin kambanë alarmi
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një studio televizive, komentoi pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar atë si një “kambanë alarmi” për politikën shqiptare. Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë, Vangjeli i cilësoi si një sondazh politik i porositur nga politika dhe i certifikuar nga KQZ. Sipas tij, distanca midis qytetarëve dhe klasës politike është kthyer në një humnerë, ku as mazhoranca dhe as opozita nuk arrijnë të përfaqësojnë interesat publike. Lorenc Vangjeli: “Këtë herë dëgjova kambana shumë të forta, tingëllimin dhe jehonën e tyre e kemi dëgjuar edhe pa u shfaqur në horizont kambanat. Klithma e madhe e protestës që duhet bërë është për publikun. Ato ishin një sondazh politik i porositur nga politika dhe e...