Atentati në Rinas, Muçi Shaljani u punësua si agjent i Mbikëqyrjes Policore pa certifikatë sigurie

Atentati në Rinas, Muçi Shaljani u punësua si agjent i Mbikëqyrjes Policore pa certifikatë sigurie

Muçi Shaljani, i njohur edhe si “Sheqeri”, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, rezulton se prej 3 muajsh shërbente si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas mediave, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (DSIK)ka konfirmuar se Shaljani nuk kishte certifikatë sigurie, dokument i domosdoshëm për këtë pozicion. Për këtë arsye, është nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij në strukturat e AMP-së. Sheqeri është punësuar në shtator, në kohën kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi.