Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
2 plumba në kokë dhe 8 në trup, punonjësi i AMP-së që shoqëronte Danin i intubuar te Trauma
MUCI SHALJANI SHEQERI TIRANË- Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur mesditën e djeshme në atentatin që ndodhi pranë rrethrrotullimit të Aeroportit të Rinasit, ka marrë 10 plumba. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se Shaljani është në intubim, ndërsa 2 prej plumbave e kanë prekur në kokë dhe 8 të tjerë në trup. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin, i cili madje në një kohë të shkurtër ishte pajisur dhe me certifikatë sigurie....