Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Zbriti nga ‘Fiati’ dhe vëzhgoi monitorët e avionëve/ Kush është i riu që ndihmoi vrasësit e Gilmando Danit?
muci shaljani dhe gilmando dani TIRANË- Grupi hetimor i ngritur pas atentatit të ndodhur mesditën e të martës në aeroportin e Rinasit, po vëzhgon veprimet e një të riu, që mund të ketë ndihmuar me informacion autorët e vrasjes së Gilmando Danit, dhe plagosjes së Muçi Shaljanit. Personi në fjalë, një i ri me trup mesatar, ka mbërritur në Rinas rreth orës 13:00, ku ka zbritur nga një makinë tip “Fiat” që u parkua pranë parkimit të aeroportit. Duke iu referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, ky shtetas futur brenda aeroportit dhe ka parë në monitor avionët që do të zbresnin në ato minuta. Sipas verifikimeve, avioni i linjës Barcelonë–Tiranë ishte vonuar me rreth 15 minuta, dhe në ato çaste ai është drejtuar drejt tualeteve...