Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Është rrezik potencial për të prishur…”/ Kandidati sulmon ashpër Ballukun: Duhet të arrestohet një moment e më parë
Kandidati i PD-së për deputet në Durrës për 11 maj, Aulon Kalaja ishte mbrëmjen e sotme në “Log”, teksa komentoi dosjen penale ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga ana e SPAK. Kalaja thekson se Balluku duhet ta arrestohet një moment e më parë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij, zv.kryeministre është rrezik potencial për prishjen e provave. Aulon Kalaja: Tani ajo që nuk kuptoj, se si arrestohet Veliaj dhe nuk arrestohet Belinda Balluku. Ç’është kjo drejtësi me dy standarde?! Duhet të arrestohet është rrezik potencial për me prish prova. Është zv.kryeministre, është ministre e Infrastrukturës. Për mendimin tim duhet të arrestohet është rrezik potencial për me prish provat. Edhe Veliaj tha po kërkoj Nesti Angoni. Po kërkonte dëshmitarin...