Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nesër mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane, firmosen mbi 5 marrëveshje
Për herë të parë, një mbledhje e përbashkët do të zhvillohet ditën e nesërme mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve. Takimi do të zhvillohet në Romë, vendi tradicional italian për takime dypalëshe. Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastrukturë, ekonomi e deri tek mbështetja për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë. Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Dhjetë ministra të...