Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kirurgët e Traumës realizojnë me sukses ndërhyrje miniinvazive
Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 10:12 Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), mjekët kirurgë realizuan me sukses një ndërhyrje miniinvazive për trajtimin e një frakture të qafës së femurit me cist unikameral te një pacient 13-vjeçar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërhyrja u krye me teknikë miniinvazive, duke përdorur aparaturën e avancuar C-ARM për kontroll të vazhdueshëm intraoperativ. Kjo metodë siguroi saktësi maksimale gjatë operacionit, duke ruajtur vaskularizimin dhe zonën e rritjes së kockës — faktorë kyç për një shërim të shpejtë dhe të sigurt. Falë përvojës së ekipit mjekësor dhe përdorimit të teknikave bashkëkohore kirurgjikale në trajtimin e patologjive te fëmijët, u arrit stabilitet i menjëhershëm kockor dhe një rezultat i suksesshëm për pacientin. Ministria e Shëndetësisë ka vijuar...