Atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, vritet me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit…

Atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, vritet me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit…

E marta e 11 nëntorit do të shënonte fundin e një rruge mbi 16-vjeçare mes krimit, arrestimeve dhe burgosjeve për Gilmando Danin. Dje, 47-vjeçar, vetëm një vit pasi kishte lënë burgun, i dënuar si një prej  njerëzve më të afërt në bandën e Emiljano Shullazit, Dani u qëllua me breshëri plumbash dhe humbi jetën në vend në rrethrrotullimin pranë Aeroportit. Vetëm 25 minuta më herët avioni i tij kishte prekur pistën e Rinasit pas fluturimit nga Barcelona, që rezultoi edhe udhëtimi i tij i fundit. Së bashku me të nga Barcelona u kthye edhe Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili ishte në drejtim të Benzit luksoz të bardhë, kur nga breshëria e kallashnikovëve mori disa plumba në kokë dhe po lufton për jetën në spitalin e...