Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Mbi fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë vlera të trashëgimisë kulturore,duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor
Nga Julia Vrapi “Mbi fjalë” vjen në skenën e teatrit si një projekt artistik, që synon të ruajë dhe të ripërpunojë vlera të trashëgimisë kulturore, duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor, si koreografia moderne. Me regji dhe koreografi nga Blenard Azizaj shfaqja vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, duke u bërë pjesë dhe e jetës artistike këtë sezon. Shfaqja “Mbi fjalë” shënon premierën në këtë teatër mbrëmjen e datës 15 nëntor për të vijuar dhe net të tjera për publikun në Tiranë. Koreografi Blenard Azizaj ka lindur në Shqipëri, por karriera e tij e ka çuar në të gjithë globin, duke bërë turne dhe duke performuar në festivale ndërkombëtare të vallëzimit. Shfaqje me koreografi të tij janë vënë dhe më parë në...