Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Shitja e aksioneve në Nvidia nga SoftBank rikthen frikën e një flluske AI e ngjashme me dot-com
Masayoshi Son nuk njihet për veprimet të nxitura. Karriera e themeluesit të SoftBank është studiuar për “bastet” e tij që gjithnjë kanë nxitur reagime ku secili dukej më i ngutur sesa tjetri. Lëvizja e tij më e fundit është shitja e aksioneve me vlerë 5.8 miliardë dollarë në Nvidia për tu përqendruar plotësisht në inteligjencën artificiale. Ndërsa kjo lëvizje çuditi tërë botën e biznesit ditën e Marte, mbase nuk duhej të kishte qenë ky reagimi. Në vitet 90 gjatë flluskës dot-com, pasuria e Son u rrit në 78 miliardë dollarë në Shkurt të 2000, duke u bërë kështu njeriu më i pasur në botë. Më pas erdhi edhe shpërthimi i flluskës disa muaj më vonë ku ai personalisht humbi 70 miliardë dollarë që asokohe ishte...