Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Alimehmeti: Opozita duhet të rinovohet dhe të frymëzojë qytetarët
Pjesëmarrja shumë e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki, ishte fokusi i diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH, e cila u konsideruan si një formë “bojkotimi nga qytetarët”. Nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se bojkoti iu bë të gjitha partive politike. Duke parë rolin e opozitës, Alimehmeti theksoi se ajo nuk arriti të frymëzojë qytetarët për të dalë të votojnë. “Të gjitha partitë u braktisën. Duke filluar nga PS që ka marrë vetëm 10% të votave të qytetarëve dhe kjo bëhet për shkak të qeverisjes së saj dhe korrupsionit. Dhe kemi edhe një situatë të opozitës që është braktisur për arsye të ndryshme. Një opozitë sot për sot nuk arrijnë të frymëzojë njerëzit që të...