Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Plarent Ndreca kërkoi shpalljen e moskompetencës për çështjen, GJKKO rrëzon kërkesën e tij
GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të PS, Plarent Ndreca, për t’u gjykuar me gjykim të zakonshme. Ndërkohë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për shpalljen e mungesës së kompetencës së GJKKO-së në shqyrtimin e çështjes. Me këtë vendim, Ndreca do të gjykohet i vetëm në GJKKO, ndërsa 15 anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave do të përballen me drejtësinë përmes procedurës së shkurtuar. Plarent Ndreca u mor i pandehur nga SPAK më 28 tetor, nën akuzën për veprën penale “shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”. Procedurat e këtij tenderi janë zhvilluar gjatë kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj. Nga ana tjetër, 13 prej të pandehurve akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande...