Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
33.5 mld lekë tepër në arkën e shtetit! Ministria e Financave: Kontribuuan tatimi mbi pagat, kontributet shoqërore dhe shëndetësore
Nga taksat dhe tatimet, buxheti i shtetit ka siguruar në gjysmën e parë të vitit 366 miliardë lekë, ose 3.7 miliardë euro të ardhura. 22.8 miliardë lekë më shumë para u arkëtuan këtë 6-mujor, sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, me një rritje prej 6.7% dhe një realizim të planit në masën 100.6%. Janë të ardhurat nga pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore që ndihmuan buxhetin. Politika e ndjekur nga qeveria për deklarimin e tyre dhe luftimin e informalitetit duket se ka dhënë rezultat. Nga tatimi mbi të ardhurat personale u mblodhën gjithsej 40.8 miliardë lekë, ose 8.6 miliardë...